Goditet me plumb derisa shikonte fishekzjarret në ballkonin e shtëpisë, gruaja nga Vitia në gjendje të rëndë

Prishtinë | 02 Jan 2021 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Një grua në Viti është në gjendje të rëndë shëndetësorë pasi u godit me plumb në ballkonin e shtëpisë së saj.

Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas ndrrimit të motive, kur po festohej me armë e fishekzjarre. Viktima është dërguar në Emergjencën e Gjilanit.

Raportohet se viktima femër kosovare deri sa ishte në ballkonin e shtëpisë është goditur nga një predhë e armës së zjarrit. Viktima është dërguar ne Emergjencën e Gjilanit dhe e njëjta sipas mjekut kujdestar, është në gjendje të rëndë.  Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme