Goditet nga një veturë një këmbësore në Prishtinë

Prishtinë | 06 Mar 2021 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Një këmbësorë ka marrë lëndime trupore pasi është goditur sot rreth orës 08:30 në rrugën “Iliri Konushevci”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.

“ Rreth orës 08:30, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësore.

Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme