Goditet nga vetura i mituri, po voziste trotinetin

Prishtinë | 11 Qer 2022 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Një person e ka goditur me veturën një të mitur derisa ishte me trotinet.

Sipas raportit të policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:30 në rrugën “Fatmir Ukaj”, në Pejë.

Tutje në raport bëhet e ditur se si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin e Pejës.

“I dyshuari mashkull  kosovar duke drejtuar automjetin e ka goditur viktimën mashkull  kosovar (i mitur) derisa ishte me trotinet. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin e Pejës ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar”, thuhet në raport. 

Të ngjashme