“Golden Eagle” ndërton shtëpinë e katërt për skamnorët

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 16:54 | Nga

Fondacioni Humanitar “Golden Eagle” ndërtoi shtëpinë e katërt me radhë. Familja Qazimi nga fshati Cërnill i Ferizajt është familja e cila u bë me shtëpi nga ky fondacion.
Në mënyrë solemne kësaj familje iu dorëzuan e shtëpisë së tyre të re. I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Sfarqa i cili tha se është i lumtur që fondacioni “Golden Eagle” ka përzgjedhur që t`i ndërtoj shtëpi familjes Qazimi.
Ndërsa themeluesi i këtij fondacioni deklaroi se përzgjedhja e kësaj familje është bërë me propozimin e Komunës së Ferizajt dhe pas verifikimit të gjendjes së rendë ekonomike u vendos edhe për ndërtimin e shtëpisë.
Që nga muaji shkurt i këtij viti “FRUTEX” ka nisur fushatën për mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, ku për çdo produkt të shitur të pijeve RELAX, janë ndarë nga 5 cent, dhe mjetet e mbledhura do të shkojnë në fondacionin humanitar “Golden Eagle” për ndërtimin e 7-të shtëpive.

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme