Një person në Drenas ka raportuar se derisa ka qenë në punë, katër persona të maskuar kanë hyrë brenda dhe kanë grabitur para të gatshme, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Grabitësit janë larguar në drejtim të panjohur, njofton Klan Kosova.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti po vazhdon të hetohet.