Grabitje e armatosur në Kamenicë, persona të maskuar ia marrin 160 euro në vendin e punës

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar, dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash prej 160€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur në komunën e Kamenicës, ndërkaq njësitë policore kanë arritur ta arrestojnë njërin nga të dyshuarit mashkull kosovar të cilit i është konfiskuar automjeti i tij si provë materiale.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati. 

Të ngjashme