Grabitje e armatosur në Komoran

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Një person ka raportuar në polici se derisa ishte duke punuar, dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në objekt dhe kanë grabitur para të gatshme.

Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur, ndërsa rasti është nën hetime.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE /Fsh. Komoran, Gllogoc 22.08.2022 – 04:11. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar, dy persona të panjohur të maskuar dhe armatosur pasi kanë hyrë brenda në objekt nën kërcënim të armës kanë arritur të grabisin para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, poashtu është informuar edhe prokuror i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti i lartcekur i cili mbetet nën hetime.

Të ngjashme