Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Mitrovicë

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje të armatosur në një pompë të derivateve në Mitrovicë.

Sipas policisë, një person i maskuar dhe i armatosur ka vjedhur aty para të gatshme.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Fsh. Kqiq i vogël, Mitrovicë 07.12.2021 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar punëtor në pompën e derivateve, ka informuar se nga një person i maskuar dhe i armatosur, u janë grabitur para të gatshme. Nuk raportohet për lëndime. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme