Ministri serb: Kur Biden të hyjë në Shtëpi të Bardhë, pres presion të madh për Vuçiqin që ta njohë Kosovën

Prishtinë | 19 Dhj 2020 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik në Serbi, Nenad Popoviç thotë se ai pret presion të fortë ndaj Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq mbi Kosovën, kur Joseph Biden hyn në Shtëpinë e Bardhë.

Një një interevsitë, ministry serb tha se Perëndimi do të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës para se Serbia të bashkohet me Bashkimin Evropian, raportojnë mediat serbe.

Popoviç nuk përjashton mundësinë që Madeleine Albright, të jetë pjesë e administratës së Biden për ta mbështetur Kosovën, por ai thotë se është i bindur se Serbia do të jetë në gjendje t’i përgjigjet presionit dhe kështu të mbrojë interesat e saj kombëtare dhe pozicionin ndërkombëtar.

“Nuk është më e njëjta kohë me vitet 1990, kur ata vendosën sanksione dhe bombarduan Serbinë. As Serbianuk  është e njëjtë, as pozicioni ynë ndërkombëtar nuk është i njëjtë, as bota nuk është e njëjtë. Unë mendoj se Serbia sot është në një pozitë me forcën e saj ekonomike dhe ndërkombëtare partneritetet ruajnë interesat e saj shtetërorë dhe kombëtarë”, tha Popoviç në një intervistë me Novosti.

Që kur Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në Amerikë, zyrtarë politikë nuk iu gëzuan fitores së tij, madje deklaruan se Biden është pro Kosovës.

Madje në urimin që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ia dërgoi Joe Biden, i tha se shpresonte që të vazhdonte bashkëpunim të njëjtë sikur me ish-presidentin Donald Trump.

Kujtojmë që Biden gjithmonë thoshte se Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme dhe Kosova e pandashme. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme