Grabitje në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Një grabitje e madhe ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë një banke në Fushë Kosovë.

Klan Kosova nga burime të veta mëson se një punonjëse të kompanisë “Elkos” i janë vjedhur 10 mijë euro.

Rastin e grabitjes për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

“Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një rast grabitje që ka ndodhur në rrugën Nëna Terezë, në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni specialist për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore, për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”.

“Mbështetur në informatat e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet, dyshohet se vepra është kryer prej dy personave të dyshuar, të cilët pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, me shpejtësi me një veturë të dyshuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes”, deklaroi Ahmeti për klankosova.tv

Ahmeti mes tjerash tha se aktualisht policia e mbështetur edhe nga prokurori i shtetit po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit e mundshëm, veturën me të cilën janë larguar si dhe vendndodhjen e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme