Grabitje në një pompë derivatesh

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Një person i maskuar ka grabitur në një pompë derivatesh 150 euro, në Dragash të Prizrenit.

Sipas punëtorit të pompës, grabitësi e ka kërcënuar me thikë, për çka ka marrë tretman mjekësëor.

Në një pompë të derivateve nga i dyshuari i maskuar është kryer grabitje e parave të gatshme në vlerë prej 150 eurove. Viktima punëtor i një pompe të derivateve, mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se është sulmuar nga  i dyshuar i pa njohur dhe i maskuar ku nën kërcënimin e thikës i ka grabitur dhe është larguar në këmbë në drejtim të pa njohur. Si pasojë e lëndimeve viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, gjendja e tije shëndetësore sipas mjekut kujdestar është  jashtë rrezikut për jetën. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore, ndërsa me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”, ka njoftuar Policia.

Të ngjashme