Grabitje në një pompë të derivateve, Gjykata Themelore në Prizren cakton masë paraburgimi ndaj të pandehurit

Prizren | 08 Mar 2021 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masë paraburgimi ndaj të pandehurit S.H, me dyshimin e bazuar të kryerjes së veprës penale, grabitje në një pompë të derivateve.

“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit S.H., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë u caktohet masa e paraburgimit deri në 30 ditë”, thuhet në njoftim

Komunikata e plotë:

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Ajser Skenderi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 06.03.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 05.04.2021 ndaj të pandehurit S.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale grabitja nga neni 317 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit S.H., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

  • I pandehuri S.H., me datë 3 mars, në orët e hershme të mëngjesit në pompën e derivateve, i pandehuri me një person tjetër me kanosje e përvetësojnë në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të personit tjetër, në atë mënyrë që të pandehurit vendosin maskat anti – covid të veshur me xhaketa dhe kapuç ngjyrë të zezë, i afrohen viktimës, dhe i drejtohen me fjalët ‘’ mos lëviz vetëm na jep para”, viktima nga frika fillimisht i ngrit duart lart dhe jep para në vlerë prej 1.500 (një mijë e pesëqind) euro, dhe i pandehuri S.H., pasi i pranon të hollat së bashku me personin tjetër i cili është në arrati largohen në këmbë me shpejtësi,
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme