Grabovci: Interpretimet e Hadiut inspiruan dashurinë ndaj artit

Prishtinë | 12 Mar 2017 | 14:23 | Nga

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci, ka thënë se Teatri dhe filmi i Kosovës, do ta ndjejnë mungesën e aktorit të njohur Hadi Shehut.

Në një status të publikuar në rrjetin social facebook, duke dedikuar një lamtumirë, ai tha se Interpretimet e Hadiut inspiruan dashurinë ndaj artit e të bukurës në përgjithësi.

Për më shumë ja statusi i plotë:

”Hadi Shehu, njeriu, artisti i shkëlqyer, ai që një jetë të tërë ia kushtoj artit skenik.

Interpretimet e Hadiut inspiruan dashurinë ndaj artit, të bukurës në përgjithësi, posaçërisht ndjenjën e atdhedashurisë tek shqiptarët në kohërat më kritike për vendin.
Teatri e filmi i Kosovës do ta ndjejnë mungesën e tij.
Lamtumirë, Hadi Shehu!.17264264_1478292812215213_7142234907911502297_n

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme