Grabovci do të thirret sërish në Prokurori për rastin “Pronto”

Prishtinë | 13 Mar 2017 | 22:02 | Nga

Prokurorja Drita Hajdari, ka thënë se në rastin e aferës “Pronto”, ku protagonist është Adem Grabovci, deri më tani janë intervistuar 20 persona.

Në “Puls” të KTV-së ajo ka thënë se planifikojë që edhe njëherë ta ftojë Grabovcin për intervistim, për të parë nëse ai dëshiron të deklarohet rreth kësaj çështje.

“Edhe pse ai është mbrojtur në heshtje, unë deri më tash kam siguruar edhe dokumentacion të rëndësishëm dhe jam në fazën e analizimit të raporteve policore”, ka thënë ajo.

Ajo ka komentuar edhe deklaratën prokurorit Imer Beka, për të cilin ka thënë se “është përzier në punën që nuk i takon” kur kishte deklaruar se “nuk ka këtu çka të hetohet”.

“Për këtë rast vetëm unë kam të drejtë të flas, e askush tjetër”.

Ajo ka thënë se rastin “Pronto” e ka përcjell me vëmendje.

“Përgjimet i kanë realizuar policët ndërkombëtarë dhe ky rast është hetuar nga prokuroria ndërkombëtare. Gjatë këtij hetimi policia ndërkombëtare ju ka përkthyer se këtu flitet për disa punësime dhe nuk është folur për tenderat”, ka thënë Hajdari në KTV.

“Dua t’ju them se këto biseda nuk kanë qenë të përfshira si objekt hetimi nga ndërkombëtarët. Kam kërkuar nga prokuroria e EULEX-it urdhrat gjyqësore në bazë të cilëve është bërë përgjimi, pastaj CD-të ku ishin të vendosura dhe kam formuar një ekip policor për kompletimin e këtyre bisedave. Unë nuk kam marrë për bazë as transkriptimet e EULEX-it as transkriptimet e gazetarit por e i kemi bërë transkriptimet tona”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme