Grafitet kundër shqiptarëve në Zrenjanin, reagon komisionerja serbe

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Komisionerja për Mbrojtje dhe Barazi në Serbi, Brankica Jankoviq, ka dënuar shkruarjen e grafiteve kundër anëtarëve të komunitetit shqiptar në një ndërtesë në Zrenjanin.

Ajo kujton se “veprime të tilla nuk janë në përputhje me ligjet dhe standardet tona të sjelljes, prandaj fenomene të tilla duhet të ndeshen me një dënim publik”.

Jankoviq pret që autoritetet, para së gjithash, në nivel lokal të heqin grafitet dhe të marrin të gjitha masat brenda juridiksionit të tyre me qëllim që të parandalojnë çdo intolerancë ndaj pakicave kombëtare, fetare dhe të tjera dhe thekson se raste të tilla janë të dëmshme për zhvillimin e një shoqërie demokratike.

Lidhja e Social – demokratëve të Vojvodinës dënoi shfaqjen e urrejtjes përmes grafitëve drejtuar kundër shqiptarëve në një ndërtesë banimi në Zrenjanin.

Të ngjashme