Grasso: KFOR-i e ka mbikëqyrur aksionin, nuk kishte nevojë të intervenojë

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës është përgjegjëse për akisonet e saj, kur është fjala për zbatimin e ligjit, ndërsa unë gjatë një interviste për tv-në “Prva” kam thënë se “gjithkush ka qenë i informuar” që do të thotë se ky informacion është bërë i ditur më herët por jo nga KFOR-i, ka thënë Vincenzo Grasso, zëdhënës i KFOR-it.

Ai ka shtuar se KFOR-i në emër të të tjerëve nuk mund të jep informata dhe precizon se nuk ka pasur kurrëfarë arsyeje të reagojë në aksionin policor, të zbatuar me qëllim të zvogëlimit të shkallës së kriminalitetit, gjë që shkon në dobinë e të gjithëve.

“Ky operacion është zhvilluar në komuna të ndryshme në Kosovë, jo vetëm në veri, rezultat i saj është arrestimi i disa policëve e civilëve të nacionaliteteve të ndryshme, dhe prandaj nuk kishte konfrontim ndëretnik”, ka thënë Grasso për gazetën serbe “Danas”.

Ai precizon se KFOR-i e ka mbikëqyrur aksionin dhe se, si i treti në vargun e përgjegjësve për siguri – policia e Kosovës, UNMIK-u, pastaj KFOR-i, ka vlerësuar se intervenimi i tij nuk është i nevojshëm, transmeton N1.

Të ngjashme