Gratë deputete të revoltuara shkaku i pabarazisë gjinore

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 11:16 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nevojitet angazhim më i madh institucional dhe nga shoqëritë civile për të shtyrë përpara zbatimin e barazisë gjinore në vend u tha në tryezën e organizuar nga  Grupi i Grave Deputete.

Deputetja Mexhide Topalli tha se objektiv i grupit të grave është puna për fuqizimin dhe arritjen e barazisë gjinore

“Puna jonë nuk ka mbaruar asnjëherë drejtë arritjes së këtij qëllimi”, tha ajo.

Edi Gusia nga Agjencia për Barazi Gjinore tha se tryeza të tilla duhet të bëhen edhe me deputet burra në mënyrë që ata ta kuptojnë rëndësinë e pjesëmarrjes së femrave në politikë.

“Rekomandim i fuqishëm është që reforma zgjedhore duhet të bëhet duke u bazuar në barazi gjinore. Ju kisha lut që të punoni brenda partive politike që të punohet në barazi gjinore”, tha ajo.

Deputetja Teuta Haxhiu tha se duhet të punohet edhe në ligjin e partive politike për të barazuar listat me numër të barabartë burrave dhe grave.

“Ne synojmë që krahas ligjit për barazi gjinore të punojmë edhe me partitë politike që të jenë 50% gra dhe 50% burra. Neve nuk na fuqizon asgjë më shumë se shtytja e njëra-tjetrës. Unë jam shumë krenare që në zgjedhjet e 2009 kam qenë femra më e votuar. Në duhet të bëjmë presion. Në kohë zgjedhjesh duhet të ketë një femër, një mashkull”, tha ajo.

Deputetja Duda Balje tha se nuk është punuar mjaftueshëm në motivimin e grave për të hyrë në politika

“Në partitë politike nuk kemi punu që t’i motivojmë femrat që të jenë pjesë e politikës. Politika në nivelin lokal ka trend negativ sepse zakonisht për to vendos familja.”

Këto diskutime u bënë në kuadër të shënimit të Ditës   Ndërkombëtare të Demokracisë.

Të ngjashme