Gratë e Diasporës vizitojnë Ministrinë e Diasporës

Prishtinë | 10 Nën 2017 | 16:44 | Nga

Zëvendës Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Faruk Nura ka pritë në një takim delegacionin e grave të Diasporës nga shoqata Lyra.

“Atdhetari është atdhetar, qoftë dhe jashtë atdheut. Ndaj, kërkoj nga ju, të jepni maksimumin tuaj në shërbim të Republikës së Kosovës. Roli i gruas shqiptare është pa, sidomos gjatë luftës së fundit” – ka thënë me këtë rast, zv. Ministri Faruk Nura.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e shoqatës, Miradije Maliqi, ka thënë se gratë shqiptare në diasporë, e kanë për detyrë të vazhdojnë të kontribuojnë ndaj atdheut.

“Jemi të lumtur që ju takojmë. Gruaja shqiptare në diasporë është kontribuuese e barabartë si në luftë, si në paqe, me burrat. Jemi të kësaj toke” – ka thënë Maliqi.

Shoqata Lyra që vepron në Zvicrës, ishte themeluar nga komandanti Agim Ramadani. Pjesmarrëse në takim ishte dhe e veja e komandantit, Shukrije Ramadani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme