Gratë e LDK-së, nderojnë “Heroinat”

Prishtinë | 07 Mar 2020 | 15:27 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Forumit të Gruas të LDK-së,  aktiviste të kësaj partie vendosen buqeta me lule te Memoriali “Heroinat”, i cili i kushtohet viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, raporton Ekonomia Online.

Xhylishahe Berisha aktiviste e Forumit të Gruas tha se kanë ardhur tek ky monument për të nderuar sakrificën e këtyre grave në kohët më të vështira.

Ajo gjithashtu tha se me aktivitetin 30 vjeçar në forumin e gruas së LDK–së u kanë paraprirë proceseve shtet ndërtuese.

Të ngjashme