Gratë e prekura nga kanceri i gjirit i drejtohen Kuvendit me peticion

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 09:36 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e shoqatës për gratë në luftë me kancerin e gjirit nga Dukagjini, Nagjije Yllka-Skënderi, para Kuvendit të Kosovës ka dorëzuar një peticion me 12 mijë e 649 nënshkrime përmes të cilit kërkojnë që tu realizohen kërkesat të cilat i kishin shfaqur kohë më parë, raporton Ekonomia Online.

“Meqenëse kërkesat tona nuk u realizuan, ne ishim të obliguar të zhvillojmë një peticion të cilin po e dorëzojmë në Kuvendin e Kosovës një kopje këtu dhe një kopje në Ministrinë e Shëndetësisë, kemi mbledhur 12 mijë e 649 nënshkrime”, tha ajo.

Nagjije Yllka-Skënderi së bashku ne gratë e tjera të prekura nga kanceri i gjirit kërkojnë hapjen e një dege të onkologjisë në Pejë, sigurimet shëndetësore, lirimin nga pagesa dhe incizimet e ndryshme etj.

“Kërkesat tona janë: Të hapet një degë e onkologjisë në Pejë; Të vjen së paku një herë në javë një onkolog dhe një reumatolog në degën tonë; Hormoterapia të ndahet në Pejë, për një kuti të tabletave çdo pacient duhet të presë për këtë trajtim e shumë shpesh kthehen pa to. Kemi pasë maltretime të panevojshme; Sigurimet shëndetësore të përfundojnë; Lirimi prej të gjitha pagesave dhe incizimeve të ndryshme që janë të nevojshme për zbulimet e hershme të kancerit”, tha ajo.

Të ngjashme