Gratë kosovare marshojnë, nuk festojnë

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 12:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Iniciativa “Marshojmë, S’festojmë” ka organizuar marsh në Ditën e Gruas, duke u solidarizuar me ata që protestojnë në gjithë botën, për më shumë të drejta ekonomike dhe shoqërore për gratë, raporton Ekonomia Online.

Marshuesit mbanin në duart e tyre pankarta si: “Profesioni nuk njeh gjini”, “Duam punësim”, si dhe proverba latine me mesazhe për të drejtat e grave.

Shukrije Rexhepi nga rrjeti i grupit të grave sindikaliste ka thënë se për ditën ndërkombëtare të grave duhet të reflektojnë të gjithë duke bërë thirrje për ndryshime.

“Dita ndërkombëtare e grave është ditë në të cilën duhet reflektuar për progreset e arritura njëherit për të bërë thirrje për ndryshime dhe arritje të reja. Me gjithë progresin e bërë në drejtim të barazisë gjinore jemi dëshmitarë të përkeqësimit të jetesës së grave në vendin tonë, siç janë kufizimi I lirisë qytetare, përkeqësimi i gjendjes së tyre dhe shkelja e të drejtave në punë dhe pika të tjera të cilat i shohim çdo ditë”, ka thënë Rexhepi.

Njëra nga punëtoret e KEDS-it tha se 18 vjet pas luftës ende vazhdon të ketë pabarazi njerëzore.

“Edhe kaq vite pas luftës jemi të detyruar të marshojmë në shenjë proteste që të kërkojmë liri dhe barazi, pagë të dinjitetshme sigurime shëndetësore dhe shumë të tjera. Të flasësh për barazi gjinore ku nuk ka as barazi njerëzore është shumë e vështirë. Një grua diti të jetë edukatore, diti edhe të kap pushkën e t’i dal në mbrojtje atdheut por edhe t’i rris fëmijët dhe t’i bëjë shembull ashtu siç janë gratë e Reçakut”, ka thënë Afërdita Kaqiu e frustruar në kompaninë në të cilën punon.

Marshi ka filluar në sheshin “Zahir Pajazitit”, për të vazhduar tek BQK-ja, Pallati i Rinisë, Komuna e Prishtinës, e deri tek Qeveria dhe Parlamenti.

Kësaj iniciative i janë bashkuar edhe Grupi i grave parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me liderin e tyre Visar Ymeri, pjesëmarrës ishin edhe gazetarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Të ngjashme