Gratë kosovare s’festojnë për 8 Mars, protestojnë kundër “patriarkatit”

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 13:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me moton “Marshojmë s’festojmë”, dhjetëra gra e disa burra, protestuan sot në Prishtinë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Mars.

Me pankarta në duar, ato marshuan dhe kërkuan të drejtat që sipas tyre iu mungojnë.

“Nuk po du lule, po du kontratë pune”, “Po du me punu pa m’ngacmu”, “Poshtë patriarkati”, “Mos ma prek hisen”, ishin disa nga thirrjet e protestës.

Gratë që u mblodhën në sheshin “Zahir Pajaziti” marshuan deri te Qeveria së Kosovës.

Në fjalimin e saj para masës, aktivistja Xhejrane Loka kërkoi llogari edhe nga Ekzekutivi për paragjykimet dhe diskriminimin e grave.

“Sot marshojmë, s’festojmë. Sepse jemi të vetëdijshme për dhunën që ushtrohet ndaj nesh nga shteti dhe mendësia patriarkale”, u shpreh Loka.

“Sot marshojmë, nuk festojmë sepse jemi të vetëdijshme se gratë janë të diskriminuara. Gjithashtu ne e dimë që gratë në Kosovë, me apo pa kontratë ,nuk kanë pushim as të dielën. Gratë vazhdojnë të mbajnë pozita ma të ulëta…”

“Andaj nga këtu i qojmë disa kërkesa për Qeverinë e Kosovës: Duke filluar nga ngacmimi seksual, të ketë siguri në punë, gjithashtu sigurimi shëndetësor, avancim të punëtorëve, paga më të dinjitetshëm gjithsecilit pa dallime”, tha ajo.

Marshit iu bashkua edhe kryeministri Albin Kurti.

Të ngjashme