“Gratë nuk komentohen në historinë shqiptare, nëse s’e kapën pushkën”

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 15:33 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Burrat po zënë hapësirën më të madhe në historinë e rezistencës kombëtare. Gratë janë ato të cilat në historikun shqiptar nuk komentohet shumë, vetëm nëse ato kanë luftuar apo flijuar për atdheun, raporton Ekonomia Online.

Kështu u tha në diskutimin me temën: “Gratë në rezistencën kombëtare”, i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Hulumtuesja nga Instituti i Historisë, “Ali Hadri”, Mrika Limani, tha se për pjesën më të mirë të historisë tonë ka pak material se çfarë kanë bërë me të vërtetë gratë.

Me zhvillimet e ndryshme të frymave feministe narrative patriarkale paqëllim e lënë një pjesë të madhe të historisë së grave. Është karakteristike se historiografia shqiptare nuk e njeh këtë, por në te janë te njohura vetëm gratë e shquara brenda roleve të luftëtarëve apo flijimit, kjo është problematike sepse prapa atyre grave kanë qëndruar edhe gra të tjera që kanë kontribuuar por nuk kanë kontribuuar në mënyrën tradicionale nuk e kanë kap pushkën. Mos të kishin qenë gratë shqiptarë të Kosovës që e kanë kuptuar se çfarë d.m.th. të jenë të shtypur atëherë burrat shqiptar do ta kishin pranuar fatin e tyre të mjete dhe do kishin vazhduar me pushtim”, tha Limani.

Në këtë tryezë u përmenden Sabrie Vokshi dhe Hyrije Hana si dy gra që luftuan për të drejtat e tyre për të qenë e barabartë në shoqëri.

Shukrije Gashi, aktiviste e shoqërisë civile, u shpreh e pa kënaqur me numrin e vigël të pjesëmarrësve në këtë tryezë e sidomos të gjinisë mashkullore, sipas saj, nëse ka pak të interesuar atëherë edhe rezultati nuk do të jetë i mirë.

“Nuk po më vije mirë që ka aq pak pjesëmarrës e në veçanti që nuk po shoh meshkuj se do ishte e rrugës të kishte më shumë sepse e dimë që kemi dy pjesë të universit dhe në raste të tilla mase mungojnë duke njohur të kaluarën do ta ndërtojmë më mbështetje të ardhmen dhe në këto tryeza gjithmonë do mbesim mangu për diçka të rëndësishme”, tha Gashi.

Gashi tha se gratë gjithnjë kanë qenë intelektuale e me vullnet por që nuk i është dhënë hapësira e nevojshme për të treguar virtytet e tyre.

“Sukseset e gruas në sigurimin e hapësirës për të drejtat e saja, të arriturat me sakrifica të mëdha dhe përkushtim të madh u matën dhe u kushtëzuan gjithmonë nga patriarkati për meritat e gruas në kuadër të lëvizjes kombëtare dhe pavarësi. Jo se gratë nuk kanë pasur kapacitet edhe atëherë intelektual dhe vullnet por është dashur me gjet rrugën e tyre për me grabit hapësirën për lëvizje gjinore, ka qenë e vetmja mënyrë e mundshme me bind pjesën tjetër për me qenë pjesë e lëvizjes”, shtoi Gashi, raporton Ekonomia Online.

Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Shala, tha se burrat ende zënë hapësirën dhe vëmendjen më të madhe pavarësisht se ka gra të forta e me veprimtari të mëdha por që nuk njihen.

“Fatime Hetemi sa prej nesh e njohin atë ajo ishte studente dhe një dëshmorë që ra me Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin dhe kush ka faj që kjo nuk njihet kur gjithë e dimë se dëshmorët janë të barabartë por ajo nuk ishte gruaja e motra e një komandanti por ishte vetëm një luftëtarë që dha vetëm jetën e saj shumë pak e njohim“, tha Shala.

Ajo tha se gjeneratat e reja duhet ta kuptojnë që duhet të i japin rëndësi barazisë gjinore, ajo tha se tani të gjithë flasin për barazinë gjinore mirëpo shumë pak veprojnë për këtë.

“Ne duhet të presim te vijnë gjeneratat e reja dhe ta kuptojmë që kjo rrugë e përpjekje e grave e vajzave i takon shoqërisë në përgjithësi sepse jemi mësuar të flasim dhe fatkeqësisht gojën barazi gjinore e kanë plot për veprimet janë të kundërta”, tha ajo.

Të ngjashme