“Gratë për gratë” – 100 venda të reja të punës

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Duke parë goditjen e madhe që ka pësuar ekonomia në Kosovë, vecanërisht gratë, ku një numër i madh i tyre gjatë pandemisë ka mbetur pa punë – Kompania e jonë “Teuta&Lirika Matoshi” brenda kapaciteteve të saj, ka ndërmarrë edhe një kampanjë sensibilizuese “Gratë për Gratë”.

Kompania “Teuta&Lirika Matoshi” ka vendosur që krahas 100 grave të punësuara tashmë në kompani, të hapë edhe 100 vende të reja të punës për gratë e Kosovës.

Përmes kësaj, ne synojmë që sadopak të ndihmojmë gratë të cilat janë të interesuara të punojnë në fushën e dizajnit, respektivisht si rrobaqepëse.

Prandaj, të gjitha ju gra të nderuara që dëshironi një vend pune ku respektohen me përpikmëri të drejtat, pushimet dhe oraret e punëtorit, të bëheni pjesë e kompanisë tonë.

Nëse jo ne, atëherë kush? Nëse jo sot, atëherë kur? Ne ju mirëpresim.

Me Respekt
“Teuta&Lirika Matoshi”

Të ngjashme