Gratë të diskriminuara në pozita vendimmarrëse, mbi 90% e pozitave udhëhiqen nga burrat

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 12:06 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert, kanë mbajtur tryezën “Rritja e pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje, raporton Ekonomia Online.

Jeton Mehmeti nga Insituti GAP tha se gratë në pozita vendim-marrëse janë në nivel të ulët ashtu është paraqitur edhe në njërin prej raporteve që kjo organizatë kishin nxjerr në fund të vitit të kaluar.

“Të gjeturat e raportit tonë tregojnë se në nivel të vendit gratë janë shumë më pak të punësuara se sa burrat dhe shumë më pak të përfaqësuara në pozita të larta udhëheqëse, shembull kemi analizuar pozitat e larta drejtuese në qeverinë e Kosovës në pozita ku bëjnë pjesë drejtorë kryesisht të departamenteve të drejtorive, dhe aty na del se mbi 90% e këtyre pozitave janë udhëhequr nga burrat, gratë kanë një përqindje të ulët të përfaqësimit në pozita të larta dhe niveli i punësimit të grave në komunat e Kosovës është mjaftë i ulët”, tha Mehmeti.

“Nuk besoj se mungon vullneti i grave për të menaxhuar në pozita të larta udhëheqëse, por është krijuar kultura e të qenurit që burrat duhet të jenë në ato pozita dhe kjo është për fat të keq ka të bëj edhe me gjuhën e konkurseve të cilat në një farë mënyre i diskriminon gratë dhe në anën tjetër edhe vetë panelet intervistuese në shumicën e rasteve intervistohen nga burrat që ndikon drejtpërdrejt në përzgjedhjen e kandidatëve e sidomos në pozita të larta udhëheqëse”, tha ai.

Zijavere Keqmezi-Rexhepi nga Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës tha se niveli i punësimit të gruas në institucionin e Doganës është shumë i ulët prandaj pret që pozita e femrës të fuqizohet më shumë.

“Qëllimi i kësaj tryeze është fuqizimi i gruas në vendimmarrje, në bazë të hulumtimeve që u paraqiten edhe dogana e Kosovës pak a shumë është me të njëjta statistika që janë në institucionet e tjera, ne kemi marrë një hap që pozita e femrës të fuqizohet edhe më tutje, ka shumë faktor që ndikojnë në këto statistika megjithëse në bazë të hulumtimeve GAP dhe Dogana gjendet me të njëjta statistika”.

Ajo tha se ka shumë faktor që ndikojnë që gratë të mos jenë prezentë në këto pozita, raporton Ekonomia Online.

“Ndikojnë shumë faktor që janë si barrierë në pozitën e gruas në vendimmarrje, integriteti psikologjik dhe fizik i femrës të jetë aktuale në jetën publike është i padiskutueshëm”.

Leonora Lokaj nga BSPK tha se 20% të grave janë të punësuara në Doganë ndërsa një numër i vogël i tyre bën pjesë në pozita menaxheriale.

“Brenda institucionit të doganës për çfarë edhe e organizuam këtë tryezë që përfaqësimi i gruas nuk është i denjë sa i përket statistikave ashtu edhe në nivele të larta menaxheriale, brenda institucionit të doganës patëm 70% përfaqësim të burrave dhe 20% punësim të grave, prej tyre një numër i vogël është në udhëheqje apo në pozita vendimmarrëse”.

“… ne kemi marr kampanjë sensibilizuese për femra dhe për gjininë e kundër që ta ndihmojmë këtë proces ta implementojmë më shumë ligjin për barazi gjinore dhe të u jepen shanca dhe mundësi femrave të jenë më të avansuara të marrin kompetenca më shumë dhe besoj se suksesi do jetë më i madh që aktualisht kemi në  institucionet e vendit”, tha Lokaj.

Të ngjashme