Greqia do t’i njohë pasaportat e skaduara të emigrantëve shqiptarë, Ministria jep detajet

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MPEJ), ka sqaruar për të gjithë qytetarët vendimin e qeverisë greke për të njohur pasaportat e skaduara shqiptare deri në datën 31 dhjetor të 2020.

Sipas MEPJ, pasaportat do të pranohen si dokumente të vlefshme dhe ky vendim i krijon lehtësira emigrantëve shqiptarë.

Me anë të një njoftimi në faqen e saj zyrtare,  MEPJ ka deklaruar se emigrantëve shqiptarë nuk do u kërkohet leje kalimi në rast udhëtimi nga Greqia për në Shqipëri.

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar u krijua një kaos dhe një krizë humanitare në kufirin greko- shqiptar, respektivisht në Kakavijë dhe në Kapshticë. Në radhët kilometrike të cilat u shkaktuan edhe nga protokolli i ri sipas OBSH-së për shkak të pandemisë Covid-19, u evidentuan edhe shumë emigrantë që kishin ardhur në atdhe pasi u kishte skaduar pasaporta dhe duhet të nxirrnin të reja.

Tashmë deri më 31 dhjetor emigrantët, edhe ata me pasaporta të reja mund t’i kryejnë procedurat e rinovimit të lejes së qëndrimit apo të tjera me pasaportat e skaduara deri më 31 dhjetor.

NJOFTIMI NGA MEPJ

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se nga Zyrat e të Huajve të shtetit helen, deri në datën 31 dhjetor 2020, do të pranohen si dokumente të vlefshme të gjitha pasaportat shqiptare, të cilat kalojnë afatin e vlefshmërisë brenda vitit 2020.

Ky vendim i qeverisë greke krijon lehtësi për emigrantët shqiptarë, të cilët do të mund të marrin shërbimet e nevojshme në shtetin grek, duke përfshirë rinovimin e lejeve të qëndrimit, shërbimet e mbrojtjes sociale, shëndetësore e arsimore. Gjithashtu, emigrantëve shqiptarë nuk do t’ju kërkohet leje kalimi në rast të udhëtimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri.

Të ngjashme