Greva vazhdon, Sindikata i jep afat Qeverisë deri të martën

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 10:11 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Greva e mbi 2 000 punëtorëve të Qendrave të Mjekësisë Familjare do të vazhdojë, raporton Ekonomia Online.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, pas takimit me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Sipas tij, gjatë ditës Qeveria do të marrë vendin rreth pagesave të tyre.

“Kërkesat ata i shohin të arsyeshme, sot brenda ditës do të diskutohet që Qeveri të sjell vendim, cila do të jetë ajo shumë, sot ose nesër të merret një vendim”.

“…ata do të hulumtojnë rastet, këto komani që nuk kanë pasur humbje. Është mbetur që të thërriten kompaninë”.

“Do të merret vendimi deri nesër, kërkesë imediate të fillojë të bëhet pagesa sidomos para festës së vitit të ri. Në QKUK nuk kanë guxuar të dalin në grevë, ne duhet ta padisim kompaninë”.

“Greva vazhdon deri në montonin kur marrim vendin në sindikatë në nivel të Kosovës. Vendimi merret në Prishtinë për të gjitha qendrat”.

Të ngjashme