Gruaja e fton burrin në banesë, por raporton se i kishte shkuar me dhunë – arrestohet

Prishtinë | 15 Jan 2022 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Një grua nga Ferizaj është arrestuar pasi e njëjta dyshohet se kishte bërë një raportim të rremë në polici.

Ajo kishte thënë se burri i saj, i cili kishte urdhër mbrojtës në gjykatë, kishte shkuar në banesën e saj.

Mirëpo sipas policisë, gruaja ka dalë që e kishte ftuar vetë burrin e saj, andaj e njëjta është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta kishte njoftuar policinë se burri i saj edhe pse kishte urdhër mbrojtës nga gjykata kishte shkuar në banesën e saj. Gjatë hetimit të rastit është kuptuar se e dyshuara vetë e kishte ftuar bashkëshortin e saj që të vinte në banesë. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme