Gruaja kanoset me jetë nga burri i saj në Prizren, shkak një kontest pronësor

Prishtinë | 09 Maj 2022 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka njoftuar policinë se është kanosur me jetë nga burri i saj pas një mosmarrëveshje në familje rreth një kontesti pronësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE /Prizren 08.05.2022-13:30.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje rreth një kontesti pronësor, është kanosur me  jetë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me  vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Të ngjashme