Gruaja që tha se u rrah nga Anita Haradinaj në një lokal nate, fshin statusin nga Facebook-u

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Majlinda Haziraj nga Prishtina dje bëri bujë nëpër media, lidhur me një shkrim të saj të publikuar në rrjetin social Facebook, ku tha se është sulmuar fizikisht nga Anita Haradinaj, gruaja e ish-Kryeministrit të Kosovës. Pas polemikave të shkëmbyera me këtë të fundit, ajo ka shlyer plotësisht statusin e saj

Haziri sot përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se është sulmuar fizikisht nga Anita Haradinaj në një prej lokaleve të natës në kryeqytet.

Ndaj këtij shkrimi të gruas në fjalë ka reaguar publikisht gruaja e Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, e cila po thotë se halli i kësaj gruaje ka qenë të duket më e mirë se vet ajo.

“E dashur Majlinda që unë nuk po t’njoh. Po jemi knaq mbreme eshte e vertete, dhe po ashtu eshte e vertete qe ke ardh me pushu afer meje se mesiguri t’paskan vra shtikllan, pastaj po edhe je ul lart ne koltuk biles e ke thirr edhe nje shoqe me ardh me u ul aty! E qysh je rrezu e tek je rrezu une as nuk e di, as nuk po tnjoh. Nese e paske pas hallin me tregu qe je ma e mire se une kjo eshte tjeter gje pastaj”, ka shkruar Anita.

Sidoqoftë, Haziraj pretendoi se bashkëshortja e Kryeministrit e njeh mirë atë, dhe se e di që ajo ishte gruaja të cilën e rrëzoi disa netë më parë në një lokal nate.

Mirëpo, sot vërehet se gruaja nga Prishtina e ka shlyer plotësisht statusin e saj në rrjetin social Facebook, dhe se nuk gjendet më aty. Ndërsa, deri tash nuk dihet se pse e ka bërë ajo një të tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme