Gruaja rrah me mjet të fortë burrin

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Policia e ka arrestuar një grua e cila dyshohet se e ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë bashkëshortin e saj.

Rasti ka ndodhur të hënën në Mitrovicën Veriore rreth orës 20:53.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Mitrovicë Veri 21.03.2021 – 20:53. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë bashkëshortin viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Të ngjashme