Grumbullimi i ndihmave për Shqipërinë vijon sot në të gjitha qytetet e Kosovës

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Pas tërmeteve që goditën në Shqipëri, Kosova bëri detyrën vëllazërore duke u mobilizuar menjëherë.

Përpos ndihmës që shteti i ofroi në bazë të kapaciteteve të tij edhe qytetarët, organizatat dhe grupet e tifozëve u mobilizuan në të gjitha sheshet e qyteteve kryesore të vendit.

Mbrëmë janë dërguar kamionë me ndihma drejt Durrësit, ndërsa sot do të vijojë grumbullimi i i ndihmave të tjera në të gjitha qytetet kryesore, aty ku njerëzit e vullnetit të mirë kanë shpalosur një flamur kombëtar.

Në Prishtinë, në sheshin “Zahir Pajaziti” tifogrupi Plisat do të vijojnë prej orës 10 grumbullimin e ndihmave.

Në Gjakovë, në sheshin pranë Çarshisë së Vogël tifogrupet Kuqezinjtë e Jakovës dhe 1927 do të presin ndihma, ndërsa të njëjtin aktivitet kanë organizuar edhe Këshilli i Veprimit Rinor Lokal dhe Kryqi i Kuq.

Në Pejë pritet të vijojë aksioni për grumbullimin e ndihmave për banorët e prekur në Shqipëri.

Edhe Gjilani, Ferizaji dje iu kanë përgjigjur masovisht thirrjes për ndihma dhe qytetarët pritet që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe sot./T

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme