Grupet e interesit po e dirigjojnë hartimin e ligjeve, i nevojshëm Ligji për lobim

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 10:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur konferencë për medie ku do të shpalosen të gjeturat mbi influencën e grupeve të ndryshme të interesit në procesin legjislativ dhe rrugët institucionale që duhet ndjekur për të parandaluar këtë, raporton Ekonomia Online.

Arben Kelmendi menaxher i programit Transparencë dhe Antikorrupsion në KDi, tha se Kosovës i duhet një ligj për Lobim, i cili do të rregullonte ndërhyrjet nga grupet e pushtetshme në shtyrjen e legjislacioneve ashtu që tu përshtaten interesave të tyre, por jo atyre të qytetarëve.

“Atë që kemi synuar me hulumtuar është dhënia fund e pandëshkueshmërisë së rasteve të mëdha të korrupsionit si dhe legjislacioni i porositur nga grupe të pushtetshme që nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve, por vetëm të këtyre grupeve”.

“Është koha për një ligj për lobim në Kosovë, pasiqë duhet të rregullohet kjo ndërhyrje në vendimmarrjen në ligj”, është shprehur ai.

Sipas Kelmendit lobimi është një aktivitet që rritë diversitetin, por që duhet të rregullohet me ligj që të rritet transparenca.

“Ne konsiderojmë që këto aktivitete e rrisin diversitatetin dhe janë të rëndësishme për shoqërinë por ne konsiderojmë që ato duhet të rregullohen me ligj që të ketë trasparencë të mjaftueshme”, ka shtuar ai.

Gjithashtu Kelmendi ka treguar se i kanë propozuar Qeverisë që ligji për aktivitetet lobiste ta fus në agjendën legjislative për vitin 2022.

“Ne kemi propozuar Qeverisë që në agjendën legjislative 2022 të fus përpilimin e projektimit për rregullimin e aktiviteteve lobiste në Kosovë”

“Ne kemi analizuar disa raste të dyshimta të legjislacionit të porositura që nga para pavarësisë dhe kemi parë që ky ndikim është i shpërndarë njëjtë si në legjislativ ashtu edhe në ekzekutiv”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme