Grupi famëkeq #meKryeministrin e krahason Rrahman Jasharajn me Millosheviqin

Prishtinë | 11 Sht 2022 | 23:03 | Nga Ekonomia Online

Rrahman Jashari po linçohet sërish. Tani ai po krahasohet me kriminelin serb Sllobodan Millosheviç.

Grupi në Facebook #meKryeministrin ka lejuar që një anëtar i këtij grupi të shpërndajë këtë foto.

Përmes një postimi në grupin që e përkrah kryeministrin aktual, Albin Kurti, është kërkuar shkarkimi i Jasharajt, ndërsa krahasuan këtë mbyllje me atë të 31 viteve më parë.

Kujtojmë se ky nuk ishte linçimi i parë ndaj kreut të SBAShK-ut i cili ditë më parë potencoi sërish faktin se nëse mësimdhënësit i thonë ta ndalë grevën, ai do ta bëjë një gjë të tillë.

Madje, Elvis Hoxha, profesor i filozofisë dhe këshilltar i Kurtit mori guximin edhe ta quajë anëtar të partisë serbe, gjë për të cilën vet Hoxha kërkoi edhe falje më vonë.

Grupin “mekryeministrin” e kanë hapur disa eksponentë të Vetëvendosjes dhe aty janë linçuar edhe “kundërshtarë” të tjerë të Kurtit dhe Vetëvendosjes, përfshirë gazetarë, politikanë të opozitës etj.

Për shkak të përmbajtjeve në kundërshtim me standardet e Facebookut faqja me më shumë se 300 mijë ndjekës ishte mbyllur.

Të ngjashme