Grupi i çiklistëve do ta ndriçojë Prishtinën kuq e zi më 28 nëntor

Prishtinë | 24 Nën 2020 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Për nder të 28 nëntorit (Ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari), Kosova Bike Group apo Grupi i Çiklistëve ka njoftuar se do të ndriçojë Prishtinën me ngjyrat kuq e zi.

Grupi i çiklistëve njofton se ky organizim do të bëhet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, më datën 28 nëntor në ora 16:00.

“Kosova Bike për ata që kanë biçikleta ju fton të bashkoheni për të festuar 28 Nëntorin ‘Ditën e Flamurit’ me biçikleta, flamuj kuq e zi, drita të sigurisë, borinë etj. Është obligative që pjesëmarrësit të kenë: Helmeta, pajisjet tjera mbrojtëse, Maska etj. Fëmijët të jenë në përkujdesin e Prindit apo Kujdestarit. Të mbahet distanca sociale dhe të përkujdesemi për njëri tjetrin. Të respektojmë njëri tjetrin, rregullat dhe stafin e Kosova Bike Group. Është e rëndësishme që të keni me veti rroba të ngrohta për shkak të motit”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se ” për shkak të situatës së krijuar në vend si pasojë e COVID19, kjo ngjarje do të organizohet sipas rekomandimeve dhe udhëzimeve të ISHPK-së dhe MSH-së me qenë që biçikleta do të ketë një distancë të mjaftueshme.

“Njëkohësisht mos harroni të ftoni miqtë, familjen dhe kolegët tuaj të bashkohen si dhe të gjithë dashamirësit e çiklizmit që të festojmë kuq e zi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme