Grupi i parë i besimtarëve niset për në haxh, në mesin e tyre edhe myftiu Tërnava

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 15:20 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i parë i besimtarëve nga Prishtina, kanë udhëtuar drejt vendeve të shenjta në Meke dhe Medine për të kryer ritualin e haxhit, raporton EkonomiaOnline.

Drejtues të BIK-ut, familjarë dhe të afërm dolën në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, për të përcjellur 216 haxhinjtë e ri drejt Qabesë.

Ata u luten që të kthehen shëndosh e mirë, duke iu uruar shëndet gjatë kohës së kryerjes së njërit ndër kushtet e islamit.

Në mesin e haxhinjve do të jetë edhe kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, ku tha se të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë dhe gjithçka është gati për të kryer këtë ritual.

“Bashkësia Islame e Kosovës sikur edhe viteve të tjera ka bëre te gjitha përgatitjet për udhëtimin në vendet e shenjta. Besimtarët po realizojnë një nga ëndrrat e tyre që kanë pasur në vazhdimësi. E them me përgjegjësi të plotë se çdo përgatitje është bërë gjithçka është në rregull kësaj here edhe unë do të jem pjesë ku do të kalojmë këto 24 ditë së bashku. Do të lusim Zotin për ibadete për mirëqenie më të mirë për vendin tonë ku do të njihemi me delegacione nga bota mbarë”, tha ai.

Myftiu Tërnava ka treguar edhe pse është rritur çmimi për të shkuar në Haxh.

“Ajo që e ka bërë që kësaj radhe të jetë çmimi më i lartë është klima, pra një haxhi do të paguaj 300 euro për një natë”, tha ai

Në pyetjen nëse Myftiu Tërnava paguan shpenzimet vet ai u përgjigj.

“Naim Tërnava çdo herë i paguan shpenzimet vet për këtë kur të doni hyni këqyrni edhe pse nuk është e udhës të paguaj sepse unë po shkoj si udhëheqës”, tha ai.

Familjarja Hidajete Aliu, u shpreh e emocionuar që po përcjell familjarin e saj. U lut që të thehen shëndosh e mirë.

“Kam shumë emocione është shumë mirë që po shkojnë ishalla shkojnë mirë. Ne jemi të kënaqur, jemi mërzit por çfarë të bëjmë”, tha ajo.

Elez Osmani, që po udhëtonte drejt vendeve të shenjta, tha se ndjehet i lumtur që iu mundësua shkuarja në haxh.

Në këto momente çdo njeri do të ndihej i lumtur po e kryejmë një përgjegjësi për  mua ky vit është shumë me rëndësi se shkoj me haxh nga Kosova. Kam ardh nga Neë Yorku. Ky çmim ndoshta për gjepin e qytetarit të Kosovës në esencë mundë të doket paksa i lartë”, ka thënë Osmani.

Grupet tjera nisen me datë 1, 2 dhe 3 gusht kur do të niset edhe ekipi i fundit i hanxhinjve drejt vendeve të shenjta.

Këtë vit nën organizimin e Kryesisë së BIRK-ut për vende të shenjta për të kryer haxhin do të udhëtojnë 1.080 besimtarë, në mesin e të cilëve 370 janë gra.

Të ngjashme