Gucati: Dorëzimi i aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit është kryekëput politik

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Hyseni Gucati, ka komentuar dorëzimin e aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që u paraqiten tek Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Gucati tha se një veprim i tillë është kryekëput politik.

” Kadri Veseli ka qenë më herët i intervistuar nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçi, nuk ka qenë. Unë mendoj që kjo është veprim politik nga Gjykata Speciale, pak para nisjes për në Washington. Këto për neve janë të papranueshme. Është e pamundur që Thaçi dhe Veseli të kryejnë vrasje ndaj 100 njerëzve”.

Ai theksoi se me anë të kësaj po tentohet kënaqja e epsheve të Serbisë.

“Veprimi i tillë kënaq epshet e Serbisë. Po tentohet që të barazohen krimet e Serbisë. Dihet kush ka vrarë, ka dhunuar”.

I pari i OVL-së së UÇK-së shtoi se ditëve në vazhdim do të bëjë të ditura format e reagimit.

“Nesër do të takojë kryetarët e degëve të veteranëve dhe do të diskutojmë se çka do të veprojmë tutje”.

Të ngjashme