Gucati e Haradinaj deklarohen të pafajshëm në Hagë

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë gjykimi ndaj ish-udhëheqëseve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Gucati e Haradinaj janë deklaruar të pafajshëm para Gjykatës Speciale në lidhje me akuzat që rendojnë mbi ta.

Para se të deklarohej i pafajshëm, Hysni Gucati ka kërkuar kohë për të lexuar biografinë e tij, por kjo kërkesë e tij është refuzuar.

“Kërkojë dy minuta kohë për të lexuar biografinë time”, ka thënë Gucati, por që gjykatësi ka këmbëngulur që fillimisht të deklarohet në lidhje me akuzat.

Ndërkaq, Nasim Haradinaj i ka thënë prokurorit të Speciales, se e ka dëgjuar aktakuzën ndaj tij, por nuk e kupton atë.

“S‘muj as ta kuptoj por atë që e lexutë e dëgjova”, ka thënë Haradinaj.

Gucati e Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, për “Frikësim të dëshmitarëve”, për “Hakmarrje” dhe për “Shkelje të fshehtësisë së procedurës”

Të ngjashme