Gucati e Haradinaj para Speciales

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të bëhet paraqitja e parë e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Në orën 11:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara mbahet paraqitja e parë e Nasim Haradinajt, ndërsa në ora 14:00 ajo e Hysni Gucatit.

Më 25 shtator, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Paraqitja e parë e Haradinaj si i dyshuar u mbajt më 29 shtator dhe paraqitja e parë e Gucati si i dyshuar u mbajt më 1 tetor, ndërsa pas konfirmimit të aktakuzës tash fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme