Gucati e Haradinaj, sot para Gjykatës Speciale

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari dhe nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, sot do të dalin sërish para Gjykatës Speciale.

Sipas njoftimit të Speciales, Gucati e Haradinaj, do të dalin para Gjykatës Speciale në Hagë në orë 15:00, por që transmetimi, sipas rregullave, pritet të bëhet me 45 minuta vonesë.

Është konferencë e radhës statusore për ta.

Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Ata u akuzuan për frikësim të dëshmitarëve të Gjykatës, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Gucati e Haradinaj janë arrestuar në fund të shtatorit të vitit të shkuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme