Gucati: Epopeja e UÇK-së u bë vulë e shtetit

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 12:15 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, në 22-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”, ka thënë se Familja Jashari i vunë themelet e shtetit të Kosovës.

Në një prononcim për Ekonomia Online, i pari i veteranëve të Kosovës ka vlerësuar se rënia e familjes Jashari  u bë vula e shtetit të Kosovës.

“Në këtë ditë kthehemi 22 vjet mbrapa kësaj ngjarje të madhe. Familja Jashari dhe gjithë bashkëluftëtarët që dhanë më të shtrenjtën për këtë vend. Kjo është një ditë madhështore. U vunë  themelet e shtetit dhe u shkrua çmimi i lirisë për kombin shqiptar. U bë një vulë e shtetit”, ka shtuar Gucati.

Ai i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ta vlerësojnë kontributin e veteranëve dhe invalidëve të UCK-së.

“Roli dhe trimëria e veteranëve ka qenë në nivel. Kontributi është i pamohueshme dhe këtë nuk mund ta mohoj asnjë ngjyrë politike. Gjithmonë duhet të zbardhet e vërteta e veteranëve të UÇK-së, të ndahet njëherë e përgjithmonë shapi prej sheqerit”.

“Shteti dhe qytetarët e vlerësojnë shumë kontributin e veteranëve por kërkoj nga institucionet që të vlerësojnë veteranët e veçanërisht ata që kanë dhënë gjymtyrët e trupit, invalidët e dëshmorët e luftës. Duhet të çmohen shumë se pa veteranët nuk do të kishim shtet, veteranët janë dielli i këtij vendi të Kosovës”, tha Gucati për Ekonomia Online.

Të ngjashme