Gucati: Jam në shkallën 75 % invalid, në Hagë po më respektojnë e trajtojnë mirë

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Kreu i veteranëve, Hysni Gucati nuk ka pasur ankesa për mënyrën e trajtimit pas arrestimit dhe gjatë qëndrimit në paraburgim në Hagë.

Ai ka thënë se personat që e kanë arrestuar janë sjellë në mënyrë korrekte ndaj tij.

Kjo sipas Gucatit, sidomos pasi që ata kanë marrë vesh se ai është invalid i luftës.

“Asaj çka tha mbrojtësi im nuk kam çka të shtoj, arrestimi im prej Prishtine në Holandë ka qenë shumë i mirë se unë jam invalid i luftës me shkallën e invaliditetit 75%. Në momentin që e kanë marrë vesh se jam invalid më kanë respektuar. Edhe në paraburgim e falënderoj stafin se kujdesen korrekt ndaj meje. Atë që tha avokati nuk kam çka të shtoj diçka tjetër. Jam aty për t’u përmbajtur gjithçka çka thotë avokati”, ka shtuar Gucati para Gjykatësit të Procedurës Paraprake.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme