Gucati: Prokuroria ta ftojë këshilltarin e Kurtit…

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 21:39 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Shkelzen Gashi ka deklaruar sot se duhet të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime gjatë luftës.

I pyetur se a ka ndërruar qëndrim për Gjykatën Speciale, Gashi në T7 thotë se ka organizata ndërkombëtare që flasin për krime që janë kryer nga ish’ushtarë të UCK-së.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Gucati i bënë thirrje organeve të drejtësisë të ftojnë Shkëlzen Gashin dhe t’i sjell faktet apo dëshmitë që vazhdimisht është duke akuzuar UÇK-në për krime luftë dhe të nisë hetim ndaj tij.

“Organizata e Veteranëve e Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e dënon gjuhën fyese dhe denigruese të Shkëlzen Gashit dhe i bënë thirrje organeve të drejtësisë së Republikës së Kosovës të ftojë Shkëlzen Gashin dhe t’i sjell faktet apo dëshmitë që vazhdimisht është duke akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime luftë dhe të nis hetim ndaj tij”, thotë ai.

Më tej Gucati thekson se, Shkëlzen Gashi i cili me deklaratat e tij është duke i shërbyer çdo herë e më shumë Serbisë.

“Është duke e luajtur rolin e avokatit të Serbisë në vend se të punonte në të mirën e shqiptarëve të Kosovës si një ‘’i mençur’’ që shitet është duke bërë argatin e Serbisë, historikisht dihet së kush i ka akuzuar shqiptarët për krime luftë Serbia por ja që sot kemi njerëz të tillë si puna e Shkëlzen Gashit që nga studiot televizive çdo ditë e më shumë po akuzon dhe po shpifë ndaj UÇK-së, njerëzit si soji i tij vendin e kanë në Beograd dhe jo në Kosovë”, ka thënë Gucati.

Të ngjashme