Gucati: Veterani i UÇK-së është ndaluar nga policia turke, shkaku i një liste që ka dërguar Serbia në Interpol

Prishtinë | 08 Gus 2020 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Veterani i UÇK-së, Imri Ilazi është ndaluar sot nga policia turke në Aeroportin e Antalyas.

Sipas kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, kjo ka ndodhur shkaku i listës që ka dërguar Serbia me emrat e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Gucati ka thënë se shteti turk nuk duhet ti marrë parasyshë asnëjehrë veprimet dhe listat e dërguara në Interpol nga Serbia.

Postimi i tij i plotë:

Veterani i UÇK- së Gjeneral Imri Ilazi sot është ndaluar nga Policia Turke ne Aeroportin e Antalis qe shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe ish pjesëtarëve të UÇK -së ne Interpol. Nga burimet qe kemi marrë Serbia këto ditë ka ber një listë re me emra te ish pjesëtarëve te UÇK –së, ju bëjmë apel te gjithë bashkëluftëtareve qe këto ditë mos te dalin nga shtetet tjera . Shteti Turk duhet te mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar ne Interpol nga Serbia .

Të ngjashme