Gurë në rrugë e xhama të thyer, situata në veri pas aksionit të policisë

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në katër rajone të vendit kundër kontrabandës me mallra.

Ky aksion, që është shtrirë në disa lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Prishtinës Pejës e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, ka gjetur kundërshtim nga serbët në Mitrovicën e Veriut.

Pamjet nga vendi i ngjarjes dëshmojnë se aksioni i policisë u kundërshtua nga qytetarët në veri të vendit, duke hedhur gurë e duke thyer vetura.

Të ngjashme