Guri gjigant bie në rrugën drejtë Prevallës, apelohet për kujdes nga kalimtarët

Prishtinë | 25 Dhj 2018 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka treguar për gjendjen e rrugës për në Prevallë.

“Për shkak të shiut dhe stuhisë, rruga për Prevallë segmenti Prizren-Reçanë, në shumë vende ka pasur rrëshqitje të gurëve, që paraqesin rrezik për vozitësit. Pas kontaktimit të Drejtorisë së Emergjencave ekipet kanë dalë në terren për pastrim”, ka thënë Haskuka.

“Poashtu mbi fshatin Mushnikovë ka të reshura të dendura të borës dhe qytetarët duhet t’i kenë pajisjet dimërore. Edhe pse kjo rrugë është rajonale dhe kompetencë e Ministrisë, ne si komunë falënderojmë kompaninë e kontraktuar për përgjigje të shpejtë ndaj kërkesës sonë dhe intervenimin. Apelojmë tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes në kushtet dimërore”, ka shtuar më tej ai.

Të ngjashme