Gushti shënon frekuentim rekord në vendkalimin kufitar maqedono-shqiptar

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 15:03 | Nga

Në kufirin maqedono-shqiptar në Dibër, është shënuar rekord i numrit të kalimeve të njerëzve dhe të automjeteve.

Sipas policisë kufitare në ditët e zakonshme kalojnë dymijë e pesëqind udhëtarë, ndërsa gjatë vikendit kalojnë afërsisht katërmijë, gjë rezulton në shifra rekorde.

Kjo si shkak i infrastrukturës së përmirësuar, dhe përveç banorëve lokalë këtë pikëkalim e përdorin edhe mërgimtarët që vijnë me makinat e tyre të bartura me traget, deri në portin e Durrësit.

Frekuentimi i shtruar është shtuar edhe në pikëkalimin kufitar lokal në Xhepishtë-Trebishtë, ku mesatarisht në ditë kalojnë nga pesëdhjetë njerëz.

Sipas Zhurnal. mk, me ndërtimin e autostradës së “Arbërit”, pikëkalimi në Bllatë do të rritet edhe për disa here, pasi që shkurtohet edhe distanca e udhëtimit mes Dibrës dhe Tiranës.

Nga 180 km sa është distanca, do të bëhet në 72km.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme