Guvernatori Mehmeti ndau certifikatat për 31 studentët që përfunduan programin e praktikës në BQK

Prishtinë | 20 Dhj 2019 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ndau certifikatat për studentët e universiteteve dhe kolegjeve që përfunduan me sukses programin e praktikës për vitin 2019 në BQK.

Guvernatori Mehmeti inkurajoi të gjithë studentët pjesëmarrës në praktikë.

“BQK-ja është e përkushtuar që të mbështesë programin e praktikës për studentë, përmes të cilit po synojmë të ofrojmë mundësinë për studentët që të mësojnë për praktikat më të mira ndërkombëtare që aplikohen në institucionin tonë”, tha Guvernatori Mehmeti.

Studentët falënderuan stafin e BQK-së, për gatishmërinë që t’u ndihmojnë në kryerjen me sukses të praktikës nga e cila kanë mësuar rreth funksionimit të departamenteve që funksionojnë në kuadër të BQK-së.

Gjatë periudhës korrik-gusht, studentët e përzgjedhur janë vendosur nëpër njësi organizative të caktuara të BQK-së dhe kanë punuar nën udhëzimet e mbikëqyrësve të njësive përkatëse.

Përzgjedhja e kandidatëve të suksesshëm është bërë duke marr parasysh rezultatet e tyre në studime dhe shkallën e motivimit për të bërë praktikë profesionale në BQK.

Të ngjashme