Guvernatori Mehmeti takon studentët e ekonomisë të kolegjit AAB

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të shënimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, ka mbajtur një ligjëratë me studentët e drejtimit ekonomik në Kolegjin AAB.

Guvernatori Mehmeti gjatë këtij takimi me ta ka thënë se përkundër situatës së vështirë të krijuar nga pandemia, sektori bankar ka arritur të performoj mirë dhe t’i gjendet në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë.

Në bashkëbisedimin e mbajtur me studentët, Guvernatori Mehmeti ka përmendur masat e ndërmarra nga BQK-ja që nga shfaqja e pandemisë në Kosovë, masa të cilat janë njohur edhe nga institucionet më kredibile ndërkombëtare.

Gjithashtu, ka përmendur edhe bashkëpunimin që kanë pasur me të gjitha institucionet me qëllim që kjo situatë të tejkalohet më lehtë edhe pse sipas tij, ekonomia ka pësuar nga efektet e pandemisë.

Komunikata e plotë:

Në kuadër të shënimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, ka mbajtur një ligjëratë me studentët e drejtimit ekonomik në Kolegjin AAB.

Guvernatori Mehmeti ka thënë se përkundër situatës së vështirë të krijuar nga pandemia, sektori bankar ka arritur të performoj mirë dhe t’i gjendet në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë.

Në bashkëbisedimin e mbajtur me studentët, Guvernatori Mehmeti ka përmendur masat e ndërmarra nga BQK-ja që nga shfaqja e pandemisë në Kosovë, masa të cilat janë njohur edhe nga institucionet më kredibile ndërkombëtare.

Gjithashtu, ka përmendur edhe bashkëpunimin që kanë pasur me të gjitha institucionet me qëllim që kjo situatë të tejkalohet më lehtë edhe pse sipas tij, ekonomia ka pësuar nga efektet e pandemisë.

Ai ka ritheksuar nevojën për rritjen e mbështetjes së sektorëve të prekur shkaku i masave të ndërmarra me qëllim të frenimit të virusit, derisa ka thënë se BQK-ja mbetet e përkushtuar që të ndihmojë ringritjen ekonomike.

Guvernatori ka përmendur edhe mundësinë që u është krijuar bizneseve përmes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Gjithashtu, ka përmendur aktivitetet e shumta që BQK ndërmerr në fushën e edukimit financiar duke i njoftuar edhe për mundësitë, që u ofrohen si me informacione ashtu edhe me praktikën në BQK.

Nga ana tjetër, studentët parashtruan pyetje të ndryshme rreth funksionimit të sistemit financiar dhe zhvillimeve të fundit ekonomike në vend, kurse drejtuesit e Fakultetit Ekonomik falënderuan Guvernatorin Mehmeti për ndarjen e informatave, duke shprehur interesimin që edhe në të ardhmen të mbahen ligjërata të kësaj natyre.

Të ngjashme