Habib Tahiri, shqiptari që kandidon për eurodeputet në Kroaci

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Të dielën më 26 maj mbahen zgjedhjet për parlamentin evropian në Kroaci. Në zgjedhje do të marrin pjesë 33 parti gjithsejt dhe në mesin e tyre një do të jetë një parti e pavarur.

Në zgjedhjet e së dielës në mesin e 396 kandidatëve, do të kandidojë edhe një shqiptar që jeton dhe vepron në Kroaci dhe njëherish është shqiptari i parë që do të kandidojë për të zënë një vend që përfaqëson Kroacinë në Parlamentin Europian Tahiri do të kandidojë në zgjedhje me partinë HNS lista dhe mban numrin 7.

Tahiri është prononcuar për Ekonomia Online dhe ka thënë se pret mbështetje në këto zgjedhje nga shqiptarët në mënyrë që t’i përfaqësojë ata dhe shtetin kroat denjësisht në Parlamentin Europian.

“Unë jam i vetmi shqiptar që do të kandidoj për këtë post dhe pres që të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kroaci dhe që kanë të drejtë vote, të më mbështesin për të arritur të pamundërën dhe të më japin mundësinë, për të mbrojtur interesat e kombit tonë, si në Kroaci, ashtu edhe në Parlamentin Europian”, ka thënë Tahiri. Tahiri nga viti 2007 është kryetar i pakicës kombëtare shqiptare të prefekturës Sisak-Mosllavin. Duhet thekesuar se nga këto zgjedhje, Kroacinë pritet ta përfaqësojnë 12 kandidatë në Parlamentin Evropian.

Të ngjashme